Globbe Soccer zbulon katër finalistët për çmimin lojtari i shekullit, Ronaldo dhe Messi në listë

Globbe Soccer Awards ka nisur fazën e dytë për çmimet e ndryshme që do jepen në vend të Topit të Artë.

Sport

08/12/2020 10:29

Këtë edicion Topi i Artë nuk do i jepet lojtarit më të mirë të vitit 2020, por do zgjidhet lojtari më i mirë i shekullit të fundit, transmeton lajmi.net.

Nga 25 kandidatë që ishin, tani janë vetëm katër në garë për çmimin lojtari më i mirë i shekullit.

Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Mohamed Salah dhe Ronaldinho janë katër finalistët, që janë votuar më së shumti.

Mbetet të shihet kush do votohet si lojtari më i mirë në shekullin e fundit, derisa portugezi shihet si favoriti numër një bazuar në votat momentale./Lajmi.net/