Glauk Konjufca me një problem shëndetësorë ec me vështirësi në seancë- pritet të propozohet si ministër i Jashtëm
Ka kaluar një orë që nga koha kur parashihej të filloj seanca për votimin e kabinetit të ri qeveritar. Edhe pse ka kaluar mjaft shumë kohë në Kuvend mungon i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti. Aty mungon edhe Fatmir Limaj i Nismas dhe disa deputetë. Por në sallë pak më parë erdhi ish-kryetari i Kuvendit…
Lajme
Ka kaluar një orë që nga koha kur parashihej të filloj seanca për votimin e kabinetit të ri qeveritar.
Edhe pse ka kaluar mjaft shumë kohë në Kuvend mungon i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti.
Aty mungon edhe Fatmir Limaj i Nismas dhe disa deputetë.
Por në sallë pak më parë erdhi ish-kryetari i Kuvendit ë Kosovës, Glauk Konjufca.
Por Konjufca është parë se ka probleme shëndetësore, e i njëjti ecte me shumë vështirësi e mbahej në tavolinë.
Konjufca përgjatë kohës së fundit ka qëndruar pak jashtë zhvillimeve politike duke mos u shfaqur shumë e duke mos u deklaruar.
Por në këtë kohë ai po përballej me një problem shëndetësore me pjesën kurrizore- por jo shumë serioz.
Konjufca parashihet që sot të propozohet për ministër . Ai parashihet që të propozohet si ministër i Punëve të Jashtme deh Diasporës, ministri kjo e drejtuar nga Donika Gërvalla.
Madje këtë e kishte pohuare dhe vetë Konjufca, duke thënë se “po me gjasë aty do jem”./Lajmi.net/



