Gjysmëfinalen Brazil–Gjermani e drejton Moreno

Gjyqtari Rodriguez Moreno do ta drejtojë ndeshjen gjysmëfinale ndërmjet Brazilit dhe Gjermanisë. Këtë vendim e ka marrë FIFA, para ndeshjes që do të zhvillohet të martën mbrëma.

Sport

07/07/2014 00:59

Rodriguez Moreno do ta ketë rastin ta drejtojë ndeshjen gjysmëfinale të Kampionatit Botëror ndërmjet Brazilit dhe Gjermanisë, e cila do të zhvillohet të martën mbrëma në Belo Horizonte.

Vendimin e ka marrë FIFA, pasi i shqyrtoi në detaje detyrat që i kryen gjyqtarët gjatë këtij evenimenti.

Megjithatë, Moreno njihet për gabimet që i bëri në ndeshjen ndërmjet Italisë dhe Uruguait, duke i dëmtuar Azzurri.

Madje, gjyqtari meksikan nuk e kishte parë kafshimin që ia bëri në krahë sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, qendërmbrojtësit italian, Giorgio Chiellini. Kjo ndeshje do të fillojë në ora 22:00.