Gjyshja vjedh 500 mijë funte nga puna, ia dërgon dashnorit më të ri

Gruaja britanike, e cila ra në dashuri me një djalë të ri gjatë pushimeve në Egjipt, ka vjedhur 500 mijë funte nga puna për t’ia dhënë të dashurit të saj për të blerë një pronë.

Fun

03/08/2015 19:21

Gjyshja Sheena Warner, 65 vjeç, u takua me pronarin e një hoteli në vitin 2012 dhe filloi ti dërgonte para, pasi ai sugjeroi se “diçka romantike mund të ndodhë”.

Gjykata Gloucester ka dëgjuar se ajo ishte aq e “kënaqur” me vëmendjen saqë shiti të gjitha pasuritë e saj dhe madje edhe shtëpinë e saj e makinat, për ti dërguar paratë, duke mbetur vetëm me rrobat e trupit, citon lajmifundit.al. Gjyshja është burgosur për vjedhjen e kryer.