Gjyshja ushqen njerëzit për më pak se një cent në Indi

Ajo është 80-vjeç dhe ngrihet çdo mëngjes në ora gjashtë për të përgatitur mëngjesin më të lirë në botë për bashkëqytetarët që nuk kanë para.

Fun

17/09/2019 17:28

Gjyshja Kamalathal shet ëmbëlsira orizi për një rupi (0.01 cent euro) në një qytet në jug të Indisë.

Kjo gjyshe e shet ushqimin deri në mesditë, transmeton KosovaPress.

Ajo thotë se ndihmon njerëzit që nuk kanë para, por që kanë nevojë për të ushqyer familjet e tyre. /KP/