Gjyshja përdor tharësen e flokëve si radar shpejtësie, për t’i ngadalësuar automjetet

Gjyshja Patti Baumgartner ishte e lodhur nga makinat që po vozisnin me shpejtësi të madhe në pjesën e Jugut në Polson.

Fun

17/09/2019 12:07

Kësisoj, ajo u ul në një ulëse të vendosur në trotuar, duke mbajtur një tharëse flokësh të bardhë, të drejtuar drejt makinave, transmeton lajmi.net.

“Po mendonim se mbase diçka do të ngadalësonte makinat. Kështu që, ne vendosëm të përdornim tharësen e flokëve si radar shpejtësie”, deklaroi Baumgartner.

Djali i Patti, Tim e fotografoi atë me tharëse flokësh dhe e hodhi në Twitter, duke shpresuar se do të tërhiqte vëmendjen dhe kështu ndodhi.

Sherifit të kësaj zone i pëlqeu aq shumë ideja, sa që vendosi ta dekorojë gjyshen me titull nderi. /Lajmi.net/