Gjyshja 72-vjeçare që lufton e vetme për t’i rritur 6 stërnipërit e saj, mori një dhuratë të mrekullueshme për festa

Pas rritjes së fëmijëve të saj dhe disa nga nipërit e mbesat e saj, znj. Ella mendonte se ditët e prindërimit do të mbaronin.

Fun

04/01/2019 19:25

Por në një kohë kur ajo duhet të jetë e relaksuar, ajo e gjeti veten duke rritur gjashtë stërnipër e saj.

E veja ushtarake 72-vjeçare, nga Las Vegas, Nevada, menaxhon vetë pa ndihmë kur kujdeset për fëmijët ose shtëpinë e saj të shkatërruar, transmeton lajmi.net.

Por falë mikut të saj më të mirë, një mrekulli e Krishtlindjes ndodhi në shtëpinë e zonjës Ella.

Edhe pse shoqja e saj më e mirë Alicestine Miller, e njohur si zonja Alice, jeton në Kaliforni, ajo kurrë nuk ndalon të mendojë për miken e saj më të mirë.

Zonja Alice kontaktoi Fox Surprise Squad për të ndihmuar shoqen e saj në nevojë.

Kur Skuadra e Surprizës iu përgjigj thirrjes dhe mbërriti në derën e znj. Ella, ajo u trondit aq shumë me emocione.

“Oh Zot, kjo do të thotë shumë për mua,” tha ajo për Surprise Squad, kur ata e pyetën për nipërit e mbesat e saj. “Ata janë zemra ime.”


Anëtarët e ekipit arritën me një kamion me orendi të reja, qilima, shtretër për fëmijët dhe madje edhe dekorata për Krishtlindje.

Shtëpia e znj. Ella u mbush me orendi të reja, shtretër për fëmijët dhe dhurata duke përfshirë një kartë dhurimi prej 500 dollarësh për secilin fëmijë.

“Është një mrekulli e madhe e Krishtlindjeve”, tha mbesa e znj. Ella kur e pa shtëpinë e saj shumë të përmirësuar.

Shikoni reagimin e mrekullueshëm të zonjës Ella në videon më poshtë. /Lajmi.net/