Gjyshja 70-vjeçare që pastroi 52 plazhe për një vit

Toka është shtëpia jonë e vetme, por nganjëherë duket sikur e harrojmë këtë fakt.

Fun

17/03/2019 19:05

Por disa njerëz janë heronj të vërtetë, të cilët mbrojnë kauzën e shpëtimit të planetit, duke u kujdesur për të ardhmen e saj dhe duke bërë çmos për të ruajtur bukurinë e planetit tonë, transmeton lajmi.net.

Pat Smith, një qytetare e Cornwallit të Britanisë së Madhe, shqetësohet nga problemi i ndotjes, i cili e bën atë të japë një kontribut të madh për ta zgjidhur atë.

Njerëzit në qytetin e saj të Cornwall mbështetën idenë e saj dhe, së bashku me disa vullnetarë dhe nipërit e mbesat e saj, Pat Smith përmbushi qëllimin e saj dhe pastroi 52 plazhe të Cornwall në 2018.

Kësisoj, ajo ka publikuar një sërë fotografish përgjatë procedurës së pastrimit. Ndiqini ato më poshtë. /Lajmi.net/