Gjyqtari holandez ndanë drejtësinë në ndeshjen Lyon – Man City, francezët mund të nisin ankesë në UEFA

Olympique Lyon mund të ankohen në UEFA për gjyqtarin që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Olympique Lyon – Manchester City.

Sport

13/08/2020 22:47

Në kuadër të fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve, Manchester City do të ketë punë me skuadrën e Olympique Lyon.

Në këtë ndeshje, drejtësinë në takim do ta ndajë gjyqtari holandez, Danny Makkelie. Lyon po mendon ankesën për këtë.

Arsyeja nuk ka të bëjë me emrin e Danny Makkelie, por me prejardhjen e tij, në kuptimin se nëse Lyon kualifikohet, Ajax Amsterdam duhet më pas të luajë në ‘Play-off’ të kualifikueseve për Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, nëse Man City kalon tutje, atëherë Ajax kualifikohet direkt në Ligën e Kampionëve.

Kështu, lindin shqetësimet se gjyqtari Makkelie mund të favorizojë Man City për t’i bërë favor Ajaxit, skuadrës holandeze. /Lajmi.net/