Masa të rrepta sigurie para shpalljes së aktgjykimit në rastin “Banjska”

Gjykata Themelore në Prishtinë pritet që sot, më 24 prill, të shpallë aktgjykimin për rastin e njohur si “Banjska”, ndërsa seanca do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie të vendosura nga autoritetet. Shpallja e vendimit është planifikuar të nisë në orën 15:00, ndërkohë që institucionet e rendit kanë rritur praninë e tyre për të…

Lajme

24/04/2026 14:06

Gjykata Themelore në Prishtinë pritet që sot, më 24 prill, të shpallë aktgjykimin për rastin e njohur si “Banjska”, ndërsa seanca do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie të vendosura nga autoritetet.

Shpallja e vendimit është planifikuar të nisë në orën 15:00, ndërkohë që institucionet e rendit kanë rritur praninë e tyre për të siguruar mbarëvajtjen e procesit gjyqësor, transmeton lajmi.net.

Në seancën e javës së kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarit Vlladimir Toliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

Rasti “Banjska” lidhet me sulmin e armatosur të ndodhur në shtator të vitit 2023 në veri të Kosovës, në fshatin Banjska, ku një grup i armatosur ishte përfshirë në përleshje me Policinë e Kosovës, duke shkaktuar një situatë të rëndë të sigurisë dhe reagim të gjerë ndërkombëtar, ku si pasojë ishte vrarë heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku./Lajmi.net/