Deputetët mirëpresin vendimin e gjykatës për terroristët e Banjskës, Haxhiu: Drejtësia e plotë vendoset kur të transferohet edhe Radojiçiq
Në Kuvendin e Kosovës është mirëpritur vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin Banjska dhe dënimin e dy prej të akuzuarve me burgim të përjetshëm dhe një prej tyre me 30 vite burgim. “Bllagoje Spasojeviqit e gjykon me burgim të përjetshëm. Vlladimir Tolliqit e gjykon me burgim të përjetshëm. Dushan Maksimoviqit e gjykon me…
Lajme
Në Kuvendin e Kosovës është mirëpritur vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin Banjska dhe dënimin e dy prej të akuzuarve me burgim të përjetshëm dhe një prej tyre me 30 vite burgim.
“Bllagoje Spasojeviqit e gjykon me burgim të përjetshëm.
Vlladimir Tolliqit e gjykon me burgim të përjetshëm.
Dushan Maksimoviqit e gjykon me burgim prej 30 vitesh”
Deputetët duartrokitën vendimin, derisa kryeparlamentarja Albulena Haxhiu përgëzoi institucionet e drejtësisë.
“Megjithatë drejtësia e plotë vendoset kur kryekrimineli Milan Radojiciq transferohet në Kosovë së bashku me terroristët e tjerë”,deklaroi ajo.
“Lavdi heroit të Kosovës, rreshterit Afrim Bunjaku”/Lajmi.net/
