Gjykata Speciale fton ish-luftëtarin nga Prizreni 

Gjykata Speciale në Hagë ka dërguar një ftesë për një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme

07/07/2020 15:24

I ftuari është, Elbasan Shoshaj nga Prizreni, i cili ishte pjesë e UÇK-së.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

“Sot mora lajmin që bashkluftëtari nga Prizreni , Elbasan Shoshaj është ftuar nga Gjykata Speciale. Edhe ky luftëtar i liris do të dali faqebardhë nga kjo gjykatë”, ka bërë të ditur Gucati. /Lajmi.net/