Gjykata Speciale e sqaron: Po, Kryeprokurorja West kërkoi nga 45 vite burgim për secilin Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi

Pas publikimit të lajmeve në lidhje me kërkesën kërkesën e Prokurorisë për dënimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë pati reagime se “45 vjet burg ishte kërkesa për të gjithë së bashku”. Por në fakt e vërteta qëndron se Kryeprokurorja West ka kërkuar 45 vite burgim veç e veç për secilin nga të akuzuarit. Prokurorja…

Lajme

09/02/2026 11:57

Pas publikimit të lajmeve në lidhje me kërkesën kërkesën e Prokurorisë për dënimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë pati reagime se “45 vjet burg ishte kërkesa për të gjithë së bashku”.

Por në fakt e vërteta qëndron se Kryeprokurorja West ka kërkuar 45 vite burgim veç e veç për secilin nga të akuzuarit.

Prokurorja West është cituar të ketë thënë – sipas përkthimit në gjuhën shqipe – se kërkohet “një vendim i vetëm prej 45 viteve”.

Mirëpo, zëdhënësi i Gjykatës, Christopher Bennet i ka thënë Radios Evropa e Lirë se bëhet fjalë për kërkesë për dënim prej 45 vjetësh për secilin prej të akuzuarve – pra 180 vjet burgim në total.

Më poshtë po ua sjellim citatin e drejtpërdrejtë të prokurores West.

“Prokuroria Speciale ka kërkuar dënime për të dhjetë akuzat dhe dhënien e një dënimi të vetëm prej 45 vitesh bazuar në kontributet individuale në krimet (për të cilat akuzohen në aktakuzë) e kryera nga secili: Hashim THAÇI, Kadri VESELI, Rexhep SELIMI dhe Jakup KRASNIQI”.