Gjykata rrëzon ligjin e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme – konstaton se VV-ja e ka shkelur Kushtetutën
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shpallur jokushtetuese dy vendime të Kuvendit që lidhen me miratimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Në aktgjykimin për rastin KO261/24, Gjykata ka vlerësuar se vendimet e Kuvendit, të miratuara më 5 dhjetor 2024, janë marrë në kundërshtim me Kushtetutën, për…
Lajme
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shpallur jokushtetuese dy vendime të Kuvendit që lidhen me miratimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Në aktgjykimin për rastin KO261/24, Gjykata ka vlerësuar se vendimet e Kuvendit, të miratuara më 5 dhjetor 2024, janë marrë në kundërshtim me Kushtetutën, për shkak të shkeljeve procedurale gjatë zhvillimit të procesit ligjvënës.
Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese ishte dorëzuar nga deputeti Abelard Tahiri, i mbështetur nga 12 deputetë të tjerë, të cilët kishin ngritur shqetësime për mosrespektimin e afateve dhe procedurave të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit gjatë shqyrtimit të ligjit.
Sipas Gjykatës, Kuvendi ka dështuar të zbatojë standardet kushtetuese të miratimit të ligjeve, duke cenuar parimet e shtetit të së drejtës, sigurinë juridike dhe ndarjen e pushteteve. Për këtë arsye, është vendosur shfuqizimi i vendimeve përkatëse dhe kthimi i procesit në fazën para miratimit të ligjit.
Procesi i shqyrtimit kishte nisur në dhjetor të vitit 2024, ndërsa aktgjykimi përfundimtar u publikua sot, pas vendimmarrjes me shumicë votash nga gjyqtarët kushtetues.
LEXO KËTO VENDIMIN E PLOTË./lajmi.net/