Gjykata nesër vendos për ish ministrat Haraqija dhe Beqiri

Plotë 3 vite pasi Gjykata e Qarkut në Prishtinë konfirmoi aktakuzën kundër dy ish-ministrave të Kulturës, Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri, për shpërdorim të detyrës zyrtare apo autorizimit, nesër pritet të marr fund gjykimi ndaj tyre.

Lajme

30/11/2015 19:06

Gjykata Themelore në Prishtinë nesër do të jep verdiktin e saj në rastin e Dy ish- ministrave të kulturë, si dhe ndaj Armond Morinës dhe Nehat Fejzës, transmeton express.

Në dhjetor të vitit 2012 Prokuroria kishte ngritur aktakuzë kundër ish-ministrave të Kulturës, për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe Armond Morinës dhe Nehat Fejzës për mashtrim. Ata akuzohen se kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerë 390 mijë euro për dy filma që nuk janë bërë kurrë.

Ish-ministri Haraçija akuzohet për veprën penale “shpërdorim i detyrës zyrtare, ose autorizimit”, sepse ne tejkalim të autorizimit te tij kishte nënshkruar, në kundërshtim me ligjin, dy kontrata në vlerë 570 mije euro. Kurse pasardhësi i tij, Beqiri, kishte nënshkruar aneks-kontratën me “Morina Films”, duke transferuar 100 mije euro si subvencione për realizimin e filmit “Mysafir në Sofër”. Filmat nuk u realizuan asnjëherë.