Gjykata merr vendim: Zgjedhja e Besnik Berishës në krye të Këshillit të Mediave ishte i paligjshëm
Besnik Berisha ishte zgjedhur Kryetar i ri i komisionit të Pavarur për Media (KPM) në një proces që u kundërshtua nga kryetari që ishte deri në atë ditë, Jeton Mehmeti. Katër prej pesë anëtarëve të bordit të KPM-së votuan për ta zgjedhur Berishën për një mandat dyvjeçar – disa ditë para se t’i mbarojë mandati…
Lajme
Besnik Berisha ishte zgjedhur Kryetar i ri i komisionit të Pavarur për Media (KPM) në një proces që u kundërshtua nga kryetari që ishte deri në atë ditë, Jeton Mehmeti.
Katër prej pesë anëtarëve të bordit të KPM-së votuan për ta zgjedhur Berishën për një mandat dyvjeçar – disa ditë para se t’i mbarojë mandati kryetarit të tanishëm, më 21 janar.
Votimi ishte i fshehtë.
Por pikërisht sot, avokati Ardian Bajraktari ka njoftuar se sot ka pranuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku është aprovuar padia dhe është deklaruar i paligjshëm vendimi për zgjedhjen e Kryetarit të KPM-së, më 17 janar 2025.
“Ky vendim konfirmon shkeljet ligjore në procesin vendimmarrës me rastin e zgjedhjes së Kryetarit të KPM-së.”,deklaroi Bajraktari.
Ai tha se ky vendim rikonfirmon rëndësinë e respektimit të parimit themelor të ligjshmërisë, me rastin e marrjes së vendimeve të tilla./Lajmi.net/