Gjykata merr vendim për futbollistin e FC Prishtinës, që po dyshohet për trafikim me njerëz

Lajme

07/05/2022 17:55

Sulmuesit të Prishtinës, Otto John i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë, nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Të enjten Otto Johni është arrestuar, pasi dyshohet për ‘Trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikuar’.

Sipas reagimit të FC Prishtinës, nigeriani pritej të lirohej sot. Por, avokati i sulmuesit e ka konfirmuar për ‘Klan Kosovën’ se ai do të jetë në paraburgim prej 30 ditësh.

Hajdari theksoi se kjo është masë është e pa bazuar dhe për të cilën do të dorëzojnë ankesë kundër Aktvendimit.

“Po, sot është mbajtë seanca për caktimin e paraburgimit. Gjykata Themelore në Prishtinë – Depertamenti i Krimeve të Rënda ka marrë Aktvendim me të cilin i caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaj, deri me datën 06.06.2022”, është shprehur Hajdari.

“Ne si mbrojtës konsiderojmë se kjo masë është e pa bazuar dhe për të cilën do të dorëzojmë ankesën kundër Aktvendimit brenda afatit ligjor prej 24 orë”.