Gjurma e çuditshme që la në ajër një objekt i UFO-ve

Ditë e re, konspiracion i ri.

Fun

13/03/2019 21:27

Kësaj here, teoricienët e konspiracionit pohojnë se kishin parë një anije kozmike duke fluturuar mbi malin Fuji, transmeton lajmi.net.

Ata u bazuan në një video të një reje misterioze mbi pikën e famshme, të filmuar më 10 mars të këtij viti, transmeton lajmi.net.

Scott C. Waring, i cili është në drejtim të “UFO Sightings Daily”, pohon se reja me të vërtetë ngjason me një objekt të paidentifikuar.

UFO-ja në fakt ka lënë një gjurmë në re duke lëvizur nga horizonti, duke realizuar zig-zage në rrugën e saj drejt malit.

“Kjo UFO po krijon dhe kontrollon tymin rreth tij në mënyrë që të duket si një re”, deklaroi tutje ai. /Lajmi.net/