Gjuriq: Serbia do ta mbrojë Trepçën

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se Trepça do shteti i tij do të qëndrojë gjithmonë prapa kombinatin metalurgjik “Trepça”.

Lajme

06/08/2015 12:25

Këto komente, Gjuriq i ka bërë me rastin e urimit të ditës së minatorëve që shënohet në Serbi, transmeton lajmi.net.

“Detyra e jonë e vazhdueshme do të jetë sigurimi i kushteve më të mira për punë. Të jeni të sigurt se Serbia do të jetë gjithmonë prapa juve dhe do të dijë ta mbrojë ‘Trepçën’, pronën e popullin e saj në Kosovë”, ka thënë Gjuriq.