Gjukanoviq kërcënohet me padi penale nëse pranon Thaçin në vizitë

Shoqata e serbëve të Kosovës në Mal të Zi, kanë paralajmëruar padi penale ndaj kryeministrit të këtij shteti, Milo Gjukanoviqit, nëse e pranon ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçin në takim. 

Lajme

13/01/2015 15:49

Përmes një komunikate të zyrës së kësaj shoqate në Beograd, bëhet e ditur se Thaçi, siç e quajnë ata, një person i akuzuar për trafikim të organeve, nuk duhet lejuar të vizitojë Podgoricën, transmeton lajmi.net.

Kjo padi e cila do të parashtrohet kundër kryeministrit të Malit të Zi, sipas përfaqësuesve të kësaj shoqate, ka për qëllim akuzimin e tij për “bashkëfajësi në trafikimin e organeve njerëzore”. 

Vizita e ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçit në Podgoricë është planifikuar të bëhet të enjten, më 15 janar. Përveç këtij reagimi, kundër vizitës së Thaçit në kryeqytetin malazez janë dal edhe disa organizata tjera nacionaliste serbe në këtë shtet. (lajmi.net)