“Gjuajtja” e shiritit të kapitenit, Namani sqarohet për momentin kur u largua i nervozuar nga ndeshja e Kupës
Mesfushori i Llapit, Hamdi Namani ka dalë me një sqarim rreth situatës me të cilën ai u përball, gjatë ndeshjes së sotme të Llapit në Kupën e Kosovës kundër Phoenix. Llapi triumfoi 4:1 kundër Phoenixit, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me ç’rast siguroi kalimin tutje, shkruan lajmi.net. Namani ishte autori i golit të parë…
Sport
Mesfushori i Llapit, Hamdi Namani ka dalë me një sqarim rreth situatës me të cilën ai u përball, gjatë ndeshjes së sotme të Llapit në Kupën e Kosovës kundër Phoenix.
Llapi triumfoi 4:1 kundër Phoenixit, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me ç’rast siguroi kalimin tutje, shkruan lajmi.net.
Namani ishte autori i golit të parë për llapjanët në minutën e 29-të, por që u zëvendësua në pjesën e dytë.
Gjatë zëvendësimit, Namani u pa i nervozuar, teksa në pamje shihej teksa ia gjuajti shiritin e kapitenit bashkëlojtarit të tij, Besar Musollit.
Pas publikimit të pamjeve, Namani ka mohuar se nervozizmi i tij lidhet me vendimin e trajnerit Tahir Batatina.
Reagimi i plotë:
Të dashur tifozë,
Sapo e pash një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ku në ndeshjen e sotme për Kupë kisha ngarkesë dhe nuk po mund ta vazhdoja ndeshjen, pastaj kërkova ndërrim nga shtabi teknik. Isha shumë i mllefosur në vetveten time sepse doja të luaja ende dhe t’i ndihmoja ekipit e në momentin e zëvendësimit duke dalë nga fusha, shiritin e kapitenit ia kam dhuruar Musollit por asesi nuk e kam gjuajtur.
Iu bëj me dije se asnjë reagim nga ana ime nuk ka të bëj as me bashkëlojtarët, as me shtabin teknik as me Kryetrajnerin sepse këtu jam duke ndjerë veten më mirë se asnjëherë tjetër dhe jam shumë i etur për të kontribuar edhe më shumë për klubin.
Ne jemi të bashkuar, unik dhe të lidhur njëri-tjetrin sepse kemi një organizim shumë të mirë brenda klubit me kushte, staf profesional dhe kryesi shumë korrekte.
Shpresoj që askush të mos ndjehet keq nga pamjet e publikuara sepse realiteti nuk qëndron ashtu siq është komentuar nga njerëz të caktuar
I juaji dhe gjithmonë në shërbim të ngjyrave të klubit të zemrës, zv.Kapiteni, Lum Namani./Lajmi.net/