Gjuajtën me armë zjarri e nga shoferi morën rreth 10 mijë euro- çfarë dihet deri tani nga plaçkitja në Duhël të Suharekës
Një grabitje e armatosur u raportua të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Duhël të Suharekës. Në bazë të informacioneve të para, ca ki grabitjes ishte një automjet transportues që po kryente shërbime postare. Nga gjithçka çfarë dihet deri më tani theksohet se grabitësit kanë shtënë me armë zjarri në pjesën e pasme të automjetit…
Lajme
Një grabitje e armatosur u raportua të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Duhël të Suharekës.
Në bazë të informacioneve të para, ca ki grabitjes ishte një automjet transportues që po kryente shërbime postare.
Nga gjithçka çfarë dihet deri më tani theksohet se grabitësit kanë shtënë me armë zjarri në pjesën e pasme të automjetit dhe pasi kanë arritur ta ndalojnë nga shoferi kërkuan paratë duke e kërcënuar me armë zjarri.
Po ashtu nga ky rast grabitësit thuhet se kanë marrë rreth 10 mijë euro të cilat shoferi po i barte me vete.
Nga Policia e Kosovës thanë për lajmi.net se së shpejti do të dalin me informacione shtesë./Lajmi.net/