Gjokoviq vazhdon me skandale: Pasi fiton në turne shkruan në kamerë “Kosova është Serbi”
Tenisti serb, Novak Gjokoviq ka vazhduar me skandale në raport me shtetin e Kosovës. Gjokoviq ka triumfuar në raundin e parë të Grand Slamit të Roland Garros kundër tenistit amerikan me origjinë serbe, Aleksandar Kovaçeviq me rezultat 6:3, 6:2, 7:6. Tenisti nacionalist serb pas fitores së tij iu drejtua kamerës duke shkruar disa fjalë skandaloze.…
Sport
Tenisti serb, Novak Gjokoviq ka vazhduar me skandale në raport me shtetin e Kosovës.
Gjokoviq ka triumfuar në raundin e parë të Grand Slamit të Roland Garros kundër tenistit amerikan me origjinë serbe, Aleksandar Kovaçeviq me rezultat 6:3, 6:2, 7:6.
Tenisti nacionalist serb pas fitores së tij iu drejtua kamerës duke shkruar disa fjalë skandaloze.
“Kosova është Serbi. Stop dhunës” – ka shkruar në mënyrë skandaloze Gjokoviq në kamerë, transmeton lajmi.net.
Këto veprime të Gjokoviqit nuk janë të vetmet në karrierën e tij në lidhje me Kosovën.
Ai edhe më parë ka shkaktuar skandale të mëdha duke përdorur slloganin qesharak “Kosova është Serbi”./Lajmi.net/