Gjokoviq shkakton tjetër skandal, “kapet” me publikun dhe i shan në gjuhën serbe
Tenisti nacionalist serb, Novak Gjokoviq ka shkaktuar skandalin e radhës e që tashmë janë bërë pjesë e vazhdueshme e karrierës së tij. Gjokoviq gjatë ndeshjes kundër tenistit Tallon Griekspoor, ka sharë e mallkuar publikun në gjuhën serbe, e cila është kuptuar nga buzët e tij, përcjell lajmi.net. Gazeta kroate “Index.hr” nuk ka bërë të ditur…
Sport
Tenisti nacionalist serb, Novak Gjokoviq ka shkaktuar skandalin e radhës e që tashmë janë bërë pjesë e vazhdueshme e karrierës së tij.
Gjokoviq gjatë ndeshjes kundër tenistit Tallon Griekspoor, ka sharë e mallkuar publikun në gjuhën serbe, e cila është kuptuar nga buzët e tij, përcjell lajmi.net.
Gazeta kroate “Index.hr” nuk ka bërë të ditur për fjalët ofenduese të Gjokoviqit, por që bëhet fjalë për sharje në drejtim të publikut.
Kjo ka ardhur si shkak i fishkëllimave të publikut në drejtim të serbit.
Novak Djokovic talking his shit will never cease being badass as fuck. ? pic.twitter.com/VdeZV63fkG
— Scott Barclay (@BarclayCard18) November 2, 2023
Gjokoviq siguroi një vend në çerekfinale të turneut Masters 1000 në Paris, duke mposhtur Tallon Griekspoor 4:6, 7:6(2) dhe 6.4.
Pas dy orë e 38 minuta lojë, tenisti serb arriti të drejtojë një kthesë dhe të sigurojë një vend në mesin e tetë më të mirëve, ku do të luftojë për gjysmëfinale kundër Holger Rune, të premten rreth orës 19:30./Lajmi.net/