Gjobitet patrulla e policisë, polici shqiptar pa patentë
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka publikuar disa foto në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ku shihen denoncime të qytetarëve për parkimet e gabuara.

Lajme
Në një nga rastet e publikuara nga ministri, drejtuesi i mjetit i një patrulle të policisë është gjobitur për shkak se është futur në kundravajtje.
Sipas ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, denoncimet e qytetarëve në Komisariatin Dixhital kanë bërë të mundur fotografimin e një mjeti të policisë tip “Shevrolet”, ndërsa më pas ndaj tyre janë marrë masa administrative.
Në fletën e gjobës shkruhet se drejtuesi i mjetit vazhdon lëvizjen me sens të kundërt dhe se ka përfunduar vlefshmëria e lejes së drejtimit.