Gjobiten tetë shoferë në Ferizaj – Shtatë prej tyre kryen manovra të rrezikshme, njëri drejtonte automjetin me afat të skaduar të regjistrimit
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë kontrolleve të realizuara në pika të ndryshme në Ferizaj, kanë identifikuar dhe ndëshkuar tetë shoferë për shkelje të rënda në komunikacion. Shtatë prej tyre, janë ndëshkuar me nga 150 euro gjobë dhe nga një pikë negative secilit, sepse kanë kryer manovra të rrezikshme, përfshirë rrëshqitjen e gomave me…
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë kontrolleve të realizuara në pika të ndryshme në Ferizaj, kanë identifikuar dhe ndëshkuar tetë shoferë për shkelje të rënda në komunikacion.
Shtatë prej tyre, janë ndëshkuar me nga 150 euro gjobë dhe nga një pikë negative secilit, sepse kanë kryer manovra të rrezikshme, përfshirë rrëshqitjen e gomave me frenë dore.
Të ndëshkuarit janë:
V.H. (31 vjeç), me veturë Mercedes-Benz, ngjyrë hiri, me targa vendore
B.R. (30 vjeç), me veturë BMW XM, ngjyrë e kaltër, me targa vendore
D.B. (21 vjeç), me veturë Audi, ngjyrë e bardhë, me targa vendore
B.B. (22 vjeç), me veturë VW Golf, ngjyrë e bardhë, me targa vendore
B.I. (20 vjeç), me veturë Opel, ngjyrë hiri, me targa vendore
L.S. (31 vjeç), me veturë Audi, ngjyrë e bardhë, me targa vendore
L.A. (32 vjeç), me veturë BMW, ngjyrë e bardhë, me targa vendore
Shoferi i tetë i dënuar, është 29 vjeçari me inicialet A.G, me veturë Ford, me targa vendore, pasi i kishte skaduar afati i regjistrimit që nga data 2 dhjetor 2025.
Atij i është shqiptuar gjobë prej 200 eurove dhe automjeti i është konfiskuar përkohësisht.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe të intensifikuara me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut. Shkeljet në trafik mund të raportohen në numrin 192, në 0290/326-250, 0290/322-406 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Të gjitha informacionet e pranuara trajtohen me konfidencialitet të plotë”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: