Gjobiten dy vozitës që po garonin me vetura në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Dy vozitës janë gjobitur mbrëmjen e së mërkurës nga njësiti i trafikut rajonal pasi po garonin me vetura duke shkaktuar rrezik për veten dhe pjesëmarrësit në trafik, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Policia e Kosovës bëri të ditur organizimi i garave ilegale me automjete është i rrezikshëm për të…

Lajme

28/03/2024 09:32

Dy vozitës janë gjobitur mbrëmjen e së mërkurës nga njësiti i trafikut rajonal pasi po garonin me vetura duke shkaktuar rrezik për veten dhe pjesëmarrësit në trafik, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Policia e Kosovës bëri të ditur organizimi i garave ilegale me automjete është i rrezikshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

“Mbrëmë  në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, nga njësiti i trafikut rajonal janë gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura duke shkaktuar kështu rrezik për veten dhe  pjesëmarrësit në trafik.

Organizimi i garave ilegale me automjete është i rrezikshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe se çdo veprim kundër ligjit do të sanksionohet”, thuhet në postim.

Postimi i plotë: