Të gjithë ata që kanë iPhone do mund të bëjnë diçka të re me Facebook

Gushtin e kaluar, Facebook lëshoi veçorinë e transmetimit live vetëm për llogaritë e të famshmëve në rrjetin social. Por, duke filluar nga sot kjo veçori do të jetë në dispozicion për të gjithë.

Auto & Tek

30/01/2016 02:58

Tanimë nuk do të keni nevojë që të jeni i famshëm për të transmetuar live jetën tuaj tek miqtë në Facebook, gjithë çfarë ju duhet është të keni një iPhone.

E veçanta, e cila tani është në dispozicion për përdoruesit e iPhone në SHBA, pritet të bëhet e gatshme për të gjithë poseduesit e iPhone në botë gjatë javëve në vazhdim.

Një ikonë e re do të paraqitet nën statusin tuaj, i cili i përket videove live që do të mund t’i bëni.