Gjithçka që duhet të dini për Apple Music

Shërbimi i shumëpritur për muzikë i Apple, Apple Music, do të lansohet sot.

Auto & Tek

30/06/2015 18:00

Duke zëvendësuar aplikacionin zyrtar për muzikë në iOS, Apple Music kombinon librarinë e iTunes me transmetime, radio live dhe një qendër të rrjetit social për artistë.

Siç edhe mund ta shihni përmes fotografive, Apple Music është dizajnuar mjaft mirë. Aplikacioni duket më i bukur dhe më i kompletuar se aplikacioni i vjetër për muzikë.

Një buton kërkimi është vendosur në maje të aplikacionit, në mënyrë që përdoruesit shumë lehtë të mund të qasen në çdo gjë që dëshirojnë të kërkojnë, artistë apo album nga libraria apo në Apple Music, transmeton Lajmi.net.

Në fund të aplikacionit janë vendosur 5 kategori të dizajnuara në ikona të ndryshëm: For You, New, Radio, Connect dhe My Music.

My Music
my
My Music është libraria juaj e iTunes. Nëse jeni një abonues i iTunes Match, çdo gjë që keni ngarkuar në iTunes Match shfaqet këtu gjithashtu. Nëse nuk jeni një abonues i Apple Music, këtu do t’i shihni vetëm blerjet personale.

For You
IMG_0008
Zemra e vërtetë e Apple Music është kategoria For You. Kjo në thelb është pamja kryesore e muzikës tuaj. Kur e hapni këtë kategori për herë të parë, ju do të pyeteni për të shkuar në një ‘ushtrim’ zbulues. Me fjalë të tjera, kjo kategori është vegla më e mirë zbuluese ndër vite.

New
nn
Kjo kategori shfaqë këngët dhe albumet më të reja. Disa prej lëshimeve që bëhen në këtë kategori janë krejtësisht të reja, disa shfaqen të jenë të reja vetëm për Apple Music, transmeton Lajmi.net.

Radio
Screenshot_3
Kjo kategori ju dhuron mundësinë për të dëgjuar radio online. Ju mund të krijoni lista për luajtje me artistë të ndryshëm apo këngë, ngjashëm si keni mundur të bëni me iTunes Radio.

Connect
cc
Apple ka tentuar të bashkojë rrjetet sociale me muzikë. Me Connect, muzikantët dhe ditorët e Apple mund të shpërndajnë informacione direkt me përdoruesit. Ideja është që artistët të mund të shpërndajnë foto, video dhe gjëra të tjera me përdoruesit.