Gruas që raportoi për gjendjen e mjerueshme në Pediatri të QKUK-së i bëhet presion- i shkohet te dhoma për t’i kërku llogari mbi publikimin

Aulona Mehmeti është një prej qytetarëve e cila publikisht ka folur për gjendjen e tmerrshme infrastrukturore dhe organizative në QKUK më saktësisht në Pediatri. Por pas publikimit të fotografive reale dhe përshkrimit të kësaj gjendje, të njëjtës i është bërë presion i vazhdueshëm derisa po vazhdon trajtimin e djalit të saj. E njëjta deklaroi se…

Lajme

13/07/2026 14:01

Aulona Mehmeti është një prej qytetarëve e cila publikisht ka folur për gjendjen e tmerrshme infrastrukturore dhe organizative në QKUK më saktësisht në Pediatri.

Por pas publikimit të fotografive reale dhe përshkrimit të kësaj gjendje, të njëjtës i është bërë presion i vazhdueshëm derisa po vazhdon trajtimin e djalit të saj.

E njëjta deklaroi se nga statusi i djeshëm në vend të reflektimit, asaj i është bërë presion vazhdimisht.

“Pas statusit tim për kushtet në Pediatrinë e QKUK-së, fatkeqësisht, në vend të reflektimit, kam filluar të ndiej presion për atë që kam shkruar.Mbrëmë, rreth ores 23:30 me kanë vizituar në dhomën ku po qëndroj me djalin tim dhe më është kërkuar t’i verifikoje ato që kam shkruar në status. Sot, rreth orës 10:30 me kanë vizituar prap, me c’rast me është thënë se ato qe kam shkruar jane te pasakta dhe me është kërkuar edhe raport lidhur me rastin (dhe atë, me gisht drejtuar duke me thene se duhet ta shkruaj deri në ora 11:00)”.

E njëjta tha se gjendja është e njëjta e cila shihet edhe në fotografitë e publikuara./Lajmi.net/

“Shtrati me njolla, sapun e as faculeta nuk kishte ndërsa tualeti i hapur” – Një nënë rrëfen gjendjen e rëndë të Klinikës së Pediatrisë në QKUK