Gjini shpreh ngushëllime për vdekjen e shefit i operativës të zjarrfikësve të Gjakovës në një aksident: Ishte shembull i trimërisë, përkushtimit dhe sakrificës
Komuna e Gjakovës ka shkruar në lidhje me vdekjen e shefit të operativës në brigadën e zjarrfikësve të Gjakovës, Kaqun Lima. Ai ka humbur jetën në një aksident automobilistik në orarin e punës, shkruan lajmi.net. “Kaquni ishte një shembull i vërtetë i trimërisë, përkushtimit dhe sakrificës. Me kurajën dhe dedikimin e tij, ai ishte pjesë…

Lajme
Komuna e Gjakovës ka shkruar në lidhje me vdekjen e shefit të operativës në brigadën e zjarrfikësve të Gjakovës, Kaqun Lima.
Ai ka humbur jetën në një aksident automobilistik në orarin e punës, shkruan lajmi.net.
“Kaquni ishte një shembull i vërtetë i trimërisë, përkushtimit dhe sakrificës. Me kurajën dhe dedikimin e tij, ai ishte pjesë e historisë së kësaj brigade teksa la pas një trashëgimi të ndershme në shërbim të komunitetit. Veprat e tij heroike dhe zemërgjerësia do të kujtohen për gjithmonë nga të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan. Në këto çaste të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë afër familjes së tij, me lutjen që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe”, ka shkruar Komuna e Gjakovës.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Ajo ka thënë se nga ky aksident janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor e njëri prej tyre ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në QKUK.
“Rreth orës 15:25 në fshatin Meje në komunën e Gjakovës ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve ku si pasojë e aksidentit, dy persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Ndërsa në orën 20:20 kemi pranuar informatën që njëri prej të lënduarve ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet tutje në konfirmim. /Lajmi.net/