Gjini në Rahovec: Gratë dhe vajzat janë forcë kyçe e vendimmarrjes dhe ndryshimit shoqëror

Në një takim të zhvilluar në Rahovec, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër, Ardian Gjini, së bashku me kryetarin e komunës Smajl Latifi, kanë bashkëbiseduar me gra dhe vajza profesioniste nga fusha të ndryshme. Në këtë takim u diskutua roli i grave në proceset demokratike dhe në vendimmarrjen institucionale, si dhe kontributi…

Lajme

18/05/2026 20:16

Në një takim të zhvilluar në Rahovec, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër, Ardian Gjini, së bashku me kryetarin e komunës Smajl Latifi, kanë bashkëbiseduar me gra dhe vajza profesioniste nga fusha të ndryshme.

Në këtë takim u diskutua roli i grave në proceset demokratike dhe në vendimmarrjen institucionale, si dhe kontributi i tyre në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit.

Gjini theksoi rëndësinë e fuqizimit të grave në institucione, duke vlerësuar se ato mbeten shtyllë e familjes dhe e shoqërisë, por edhe një potencial i rëndësishëm për udhëheqje dhe marrje përgjegjësish më të mëdha në të ardhmen. /Lajmi.net/