Gjilani, Podujeva, jugu i Mitrovicës, Ferizaj e Kamenica- disa nga qendrat më të forta të VV-së nga ku mori mbi 60% të votave
Lëvizja Vetëvendosje arriti që ta rikthejë përqindjen e vitit 2021, e ta ngrisë votën e shkurtit të kaluar. Vetëvendosje arriti që t’i fitojë zgjedhjet e jashtëzakonshme me një përqindje deri tani 49.30%, pa u numëruar votat me kusht, e ato të diasporës. Por Vetëvendosje shumicën e votave nuk arriti ta marrë vetëm në komunat veriore,…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje arriti që ta rikthejë përqindjen e vitit 2021, e ta ngrisë votën e shkurtit të kaluar.
Vetëvendosje arriti që t’i fitojë zgjedhjet e jashtëzakonshme me një përqindje deri tani 49.30%, pa u numëruar votat me kusht, e ato të diasporës.
Por Vetëvendosje shumicën e votave nuk arriti ta marrë vetëm në komunat veriore, në Skenderaj, në Drenas dhe në Deçan.
E në shumë prej komunave të tjera pati shumicën, transmeton lajmi.net.
Por ku fitoi Vetëvendosje mbi 60?
Në disa prej komunave ku fokusi i kryetarëve aktual po ashtu ishte për Vetëvendosjen, kjo parti arriti që të marrë një përqindje tejet të lartë- përfshirë këtu edhe jugun e Mitrovicës në të cilën sigurisht se Kurti investoi shumë kohë, mund e fushatë.
Gjilan 62.09%
Kaçanik 60.75%
Mitrovice e JUGUT 65.08%
Kamenicë 61.31%
Podujevë 61.15%
Ferizaj 60.18%
Viti 61.75%
Vushtrri 61.26%
Hani i Elezit 62.38%./Lajmi.net/