Gjilani nuk arrin më shumë se një pikë kundër Drenicës

Gjilani ka luajtur baras me Drenicën, në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës.

Sport

10/11/2019 14:53

Skuadra gjilanase luajti 1:1 para tifozëve të saj, kundër skuadrës së Drenicës, shkruan lajmi.net.

Golin e parë në këtë takim e realizoi Fiton Hajdari, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, kur luhej minuta e 39’e  takimit.

Mysafirët u kundërpërgjigjën tek në minutën e 71’, kur Harmon Gbowea realizoi me kokë, për rezultatin 1:1.

Goli i Gbowea doli të ishte vendimtar për fatin e këtij takimi që u mbyll pa fitues, duke mos i konvenuar aspak Gjilanit.

Me këtë barazim, Gjilani numëron 31 pikë në pozitën e parë, kurse Drenica numëron 21 pikë për pozitën e 7-të. /Lajmi.net/