Gjilani fiton ndaj Trepça 89`, Drenica befason Malishevën
Kanë përfunduar dy ndeshjet e kësaj xhiro në Superligën e Kosovës. Gjilani fitoi me rezultat 3:1 ndaj Trepçë 89`, kurse Malisheva – Drenica janë ndarë 1:2. Të parët në avantazh kaluan ekipi nga Mitrovica, pas golit të Christian Mba në minutën e 8`të takimit. Golin e barazimit e shënoi Augustin me autogol, në minutat shtesë…

Sport
Kanë përfunduar dy ndeshjet e kësaj xhiro në Superligën e Kosovës.
Gjilani fitoi me rezultat 3:1 ndaj Trepçë 89`, kurse Malisheva – Drenica janë ndarë 1:2.
Të parët në avantazh kaluan ekipi nga Mitrovica, pas golit të Christian Mba në minutën e 8`të takimit.
Golin e barazimit e shënoi Augustin me autogol, në minutat shtesë të pjesës së parë.
Pjesën e dytë më mirë e nisën vendasit, pasi vetëm tre minuta pasi filloi, ishte Elton Cale që i dhuroi epërsinë gjilanasve.
Për golin e tretë u përkujdes Mevlan Zeka, i cili në minutën e 65` shënoi një supergol.
Ndeshja tjetër u mbyll 2:1 në favor të drenicasve.
Mysafirët në pjesën e parë shënuan dy herë më anë të Arbios Thaqit dhe Koxyn.
Kurse, Malisheva në 45 minutat e dyta arriti të ngushtojë epërsinë, me anë të Alban Shillovas.
Behar Maliqi shënoi në minutat e fundit për vendasit, por VAR e anuloi për pozitë jashtë loje.
Kështu Drenica mori në fitore të rëndësishme.
Gjilani tashmë ka 10 pikë, Trepça 89` ka dy (por një ndeshje më pak), Malisheva ka tri pikë (me një ndeshje më pak) dhe Drenica shkon në kuotën e katër pikëve./Lajmi.net/