Gjiganti italian në bisedime të avancuara me Joshua Zirkzee

Joshua Zirkzee pritet të rikthehet në elitën e futbollit italian Serie A gjatë afatit kalimtar të janarit. Roma po punon intensivisht për të siguruar shërbimet e Joshua Zirkzee, sulmuesit të Manchester United, duke u futur kështu në garë me rivalin e ri Como, sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport.’ Holandezi pati një sezon debutimi…

Sport

15/10/2025 15:56

Joshua Zirkzee pritet të rikthehet në elitën e futbollit italian Serie A gjatë afatit kalimtar të janarit.

Roma po punon intensivisht për të siguruar shërbimet e Joshua Zirkzee, sulmuesit të Manchester United, duke u futur kështu në garë me rivalin e ri Como, sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport.’

Holandezi pati një sezon debutimi të vështirë në Old Trafford, pas transferimit nga Bologna, dhe po përballet me mungesë minutash të rregullta, gjë që ka nxitur spekulime mbi një largim të mundshëm gjatë afatit të janarit.