Gjetën mbi 40,000 dollarë, ia kthyen plakës 91-vjeçe

Tri amerikanë të rinj nga New Paltz, në veri të New Yorkut, kanë gjetur para do kohësh në një divan të vjetër mbi 40,000 dollarë të fshehur në disa zarfe, për të cilat konstatuan se ishin kursim jetësor i një gruaje të moshuar. 

Lifestyle

18/05/2014 15:11

Zbulimi i parave ndodhi pothuajse rastësisht. 

“Vetëm nxirrnim zarfe e zarfe”, tha Cally Guasti, punëtore sociale e cila ndan dhomën m qira me një shoqe dhe shok të saj në vendin New Paltz, mbi 100 kilometra në veri të New York-ut. “Për të gjitha ne kjo ishte një sasi shumë e madhe parash”, tha ajo.

Guasti i tha agjencisë amerikane të lajmeve AP se ajo dhe bashkëbanuesit e saj e kishin blerë një divan të vjetër në muajin mars. E kishin vërejtur që mbështetësja në të ishte disi e deformuar. Por nuk ishin ngutur për të shikuar se cila është arsyeja.

Në muajin prill, studenti Rees Werkhoven,i mërzitur nga gunga në mbështetëse, vendosi ta hapte dhe të shikonte se ku është arsyeja, por mbeti i gozhduar nga habia. “Së pari numëruan një zarf, ku ishin fshehur 4,000 dollarë. Më pas, ai, Cally dhe bashkëbanuesja e tretë, Lara Russo zbuluan edhe zarfe të tjera, në të cilat ishin fshehur gjithsej 40,800 dollarë.

Guasti tha se pasi i renditën paratë nëpër divan, filluan të numërojnë dhe dalëngadalë të klithnin nga habia. “Aq klithma të mëdha lëshonim, sa që komshinjtë mendonin që kemi fituar në lotari”.

Në njërin zarf, në mesin e bankënotave të parave gjendej edhe emri i gruas së cilës i takonin paratë. Werkhoven e thirri ditën tjetër dhe kuptoi se bëhej fjalë për një grua të moshës 91-vjeçe. Pastaj shkuan deri në shtëpinë e saj, kurse ajo filloi të qante nga gëzimi që ia kishin kthyer paratë.

Aty kuptuan që familja e saj e kishte falur divanin për një organizatë humanitare Ushtria e shpëtimit, kurse këta tre pastaj e kanë blerë në dyqanin e gjësendeve të vjetra të kësaj organizate.