Gjesti skandaloz dhe racist i lojtarit serb: U tall me futbollistin turk për shkak se ai agjëronte

Lojtari i Serbisë, Dushan Tadiq dhe njëherit kapiten i Ajaxit ka bërë një veprim gjatë ndeshjes me Feyenoordin, e cila po kritikohet tej mase në Holandë. Gjesti i lojtarit të Ajaxit u pasua me kaos dhe përplasjen e dy ekipeve, për çka një futbollst i Ajaxit u godit në kokë nga tifozët, në ndeshjen mes…

Sport

06/04/2023 13:07

Lojtari i Serbisë, Dushan Tadiq dhe njëherit kapiten i Ajaxit ka bërë një veprim gjatë ndeshjes me Feyenoordin, e cila po kritikohet tej mase në Holandë.

Gjesti i lojtarit të Ajaxit u pasua me kaos dhe përplasjen e dy ekipeve, për çka një futbollst i Ajaxit u godit në kokë nga tifozët, në ndeshjen mes rivalëve më të mëdhenj në gjysmëfinale të Kupës së Holandës.

Si mysafir, Ajax mposhti Feyenoord 2:1 dhe u kualifikua në finalen e Kupës së Holandës.

Por përballja e ashpër u shënua nga përplasja mes Dushan Tadiqit dhe kapitenit të Feyenoord, turkut Orkun Kokcu.

Në të njëjtën kohë, shumë tifozë të futbollit në rrjetet sociale dhe jo vetëm ata të besimit islam, e akuzojnë Tadiqin se është tallur në mënyrë skandaloze me turkun dhe agjërimin e tij të Ramazanit.

Tadiq rrëzoi turkun dhe më pas sinjalizoi me duar, e cila në Holandë po raportohet se serbi në një mënyrë i tha lojtarit turk të hante bar.

Kokcu u inatos për këtë dhe shkoi pas Tadiqit. Kjo u pasua me të “shpërthim” në tribuna nga tifozët e Feyenoord, të cilët goditën në kokë lojtarin e Ajax, Davy Klassen.

Kjo ka bërë që ndeshja të ndërpritet dhe të bëhet kryefjala e transmetimit, por në rrjetet sociale ende shkruhet se Tadiq ka fyer Kokcun për arsye fetare./Lajmi.net/