Gjesti mbrëmë e tha hapur në lidhje me BBVK: Më është bërë diçka që s’u dashtë
Një surprizë padyshim e këndshme u bë mbrëmë në Big Brother VIP Albania. Gjatë spektaklit siç nuk e priste askush, prezantuesi i edicionit të BBVA njoftoi se banori më i ri i shtëpisë është Gjesti. Gjesti u eliminua nga BBVK në mënyrë tejet të çuditshme, derisa preferohej e përkrahej nga gjithë publiku. Organizatorët e BBVK…
ShowBiz
Një surprizë padyshim e këndshme u bë mbrëmë në Big Brother VIP Albania.
Gjatë spektaklit siç nuk e priste askush, prezantuesi i edicionit të BBVA njoftoi se banori më i ri i shtëpisë është Gjesti.
Gjesti u eliminua nga BBVK në mënyrë tejet të çuditshme, derisa preferohej e përkrahej nga gjithë publiku.
Organizatorët e BBVK i dhanë mundësinë Leos, një lojtar padyshim shumë më i dobët se Gjesti të qoj në nominim atë dhe Drilonin duke e lënë më pas Gjestin jashtë.
Anipse pas daljes Gjesti u deklarua shumë i qetë, duket se në fakt ai e kuptoi se produksioni ia bëri “me hile”.
Madje kjo u la të kuptohet edhe në deklarimin e tij mbrëmë kur po fliste me Ledionin.
Ai tha se po vie shumë më i fortë pasi e kuptoi se i është bërë diçka që s’është dashur t’i bëhet.
“Mu ka bo nifar seni që s’u dashtë, por që s’ja vlen me e përmend”.
Gjesti hyri me shumë energji edhe në BBVA, ku padyshim se u futi “frikën” menjëherë të gjithë banorëve.
Madje hyrja e Gjestit në fakt trazoi menjëherë banorët meshkuj, ku disa prej tyre tentuan ta thumbonin, por që ky i fundit nuk hezitoi t’ua tregojë vendin./Lajmi.net/