Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi, Valbona shpërthen në lot

Valbona Mhilli dhe Gjesti kanë vazhduar me një përplasje edhe gjatë ditës së sotme (e enjte). Ka qenë një moment që e ka prekur banoren tejet shumë, ku një fotografi që ia bëri Jozi për ditëlindje, këngëtari pejan ia grisi atë. Ajo iu lut dhe i kërkoi disa herë që të mos e bënte, por…

06/02/2025 16:47

Valbona Mhilli dhe Gjesti kanë vazhduar me një përplasje edhe gjatë ditës së sotme (e enjte).

Ka qenë një moment që e ka prekur banoren tejet shumë, ku një fotografi që ia bëri Jozi për ditëlindje, këngëtari pejan ia grisi atë.

Ajo iu lut dhe i kërkoi disa herë që të mos e bënte, por Gjesti vazhdoi dhe prishi foton.
E krahas kësaj, Valbona mori atletet dhe i hodhi në pishinë, e me atë inat edhe rrobat e konkurrentit.
Gazetarja shkoi në dhomë të gjumit dhe shpërtheu në lot për atë veprim, duke e bërë të pakuptueshëm për të tjerët.
“Nuk e meritoj. Ma grisi, unë prandaj nuk i mbajta një bluze dje Jozit se thash kam dhuratën këtu. Ma grisi fotografinë time që më ka bërë Jozi dhuratë, ma hodhi në plehra”, tha ajo.
Tutje, Valbona i tha se hodhi tortën e familjes, që i erdhi si dhuratë për ditëlindje, derisa shtoi se nuk do ta falë për këtë.