Gjesti habit me fjalët pas largimit të Eglit: Ja unë, ja ajo në këtë shtëpi
Egli Tako ka vendosur të largohet nga Big Brother Vip Albania 4. Pas largimit të saj, Gjesti u pa duke biseduar me Rozanën në oborrin e shtëpisë, ku i shprehu mendimet e tij për situatën. Ai tha se kishte pasur në plan që ose ai, ose Egli do të largohej nga shtëpia, dhe sipas tij,…

ShowBiz
Egli Tako ka vendosur të largohet nga Big Brother Vip Albania 4. Pas largimit të saj, Gjesti u pa duke biseduar me Rozanën në oborrin e shtëpisë, ku i shprehu mendimet e tij për situatën.
Ai tha se kishte pasur në plan që ose ai, ose Egli do të largohej nga shtëpia, dhe sipas tij, Egli bëri mirë që doli.
Gjesti i shpjegoi Rozanës se kishte vërejtur disa shenja që tregonin se Egli po kalonte një moment të vështirë.
“E kom ditë që del… a dinë se kur shkova te banjo, e pava njëherë këtu tu vjell, kurgjo nuk ka pas me vjell. E kuptoje kur është vjella, edhe e dija që e ka prej stresit, prej nervoze, se nuk më folke asgjë,” tha ai.
Gjesti shtoi se kishte vërejtur se Egli po ndihmonte veten, dhe për këtë ai e konsideroi largimin e saj si një vendim të duhur.
“Unë sot e pata njet, jo ajo, ja unë këtë shtëpi. Pasha një zot po. Nuk shkon kështu Rozi, këto hapa që i ka bërë i kam ditë ku kanë me prush, pasha një Zot.”
“Nuk do të thotë që vetëm se nuk qet lot, nuk merzitesh,” tha ai.