Gjermanja ua lë 6 milionë euro trashëgim komshinjve

Banorët e një komuniteti në Gjermani kanë trashëguar papritmas një pronë dhe pasuri prej 6.2 milionë eurosh, pas vdekjes së një fqinji të vjetër.

Fun

04/12/2020 21:58

Renate Wedel kishte jetuar në distriktin Weiperfelden të Waldsolms në Hesse, Gjernani qendrore, me burrin e saj, Alfred Wedel, që nga viti 1975, sipas një deklarate nga Waldsolms, që përbëhet nga 6 fshatra, transmeton Lajmi.net.

Alfredi, që ishte i suksesshëm dhe aktiv me stoqe, vdiq më 2014, dhe Renate, e cila po jetonte në Shtëpi të Pleqve në Frankfurt që nga 2016, vdiq në dhjetor të vitit 2019 në moshën 81 vjeçare.

Në prill të këtij viti, tha districti, se ishte informuar që Renate la trashëgim paratë e saj në bankë, aksionet dhe gjërat e tjera me vlerë. Motra e Renate, që ishte trashëgimtarja e saj origjinale, tashmë kishte vdekur, raportoi Hessenschau.

Lajmet erdhën si shok për autoritetet. Komuna ka trashëguar gjithashtu një pronë në Weiperfelden, që fillimisht ishte lënë si trashëgimi, por më vonë ishte refuzuar nga trashëguesi fillestar për shkak të kostos së lartë të mirëmbajtjes së shtëpisë.

Komuniteti tash është i obliguar të përdorë trashëgiminë, që kap vlerën e 6.2 milionë eurove, për “nevojat e komunitetit dhe infrastrukturën”. “Komuniteti i Waldsolms e falënderon pa masë çiftin Wedel për këtë trashëgimi të rëndësishme”, tha komuniteti në një deklaratë të përbashkët.

Banorët i kanë disa ide se ku duhen të shpenzohen paratë. Heine tha për Hessenschau se paratë janë të nevojshme për shteg biçikletash, ndërtesa dhe çerdhe, përderisa banorët e tjerë thanë se paratë duhet të shpenzohen për të ndërtuar një pishinë të jashtme, transport publik dhe hapësira për fëmijë. /Lajmi.net