Gjermania reagon kështu ndaj tentimeve të Facebook-ut për të mbledhur informatat personale

Gjermania ka zyrtarizuar një kufizim total të mbledhjes së pakufizuar të të dhënave personale nga Facebook.

Auto & Tek

07/02/2019 18:51

Shefat kompetitiv kanë urdhëruar firmën teknologjike me bazë në Kaliforni të ndërpresë kombinimin e të dhënave të Facebook me ato të Instagram-it dhe Whatsapp-it, si dhe palëve të treta nëse përdoruesit nuk japin pëlqimin e tyre, transmeton lajmi.net.

Vendimi, i cili vjen në fund të një hetimi tre-vjeçar, gjithashtu do të kufizojë mbledhjen e të dhënave nga faqje të jashtme internetit, të cilat posedojnë butonin ‘like’ të Facebook.

Facebook u zotua të sfidojë vendimin, duke thënë se ishte përjashtuar padrejtësisht dhe akuzuar nga zyrtarët gjermanë për ‘nënvlerësimin’ e konkurrencës me të cilën ballafaqohen.

Rregullatori anti-trust i Gjermanisë tha se termat dhe kushtet e Facebook detyruan përdoruesit të pranojnë t’iu mbledhen të dhënat nga burime të shumta.

Duke njoftuar vendimin e tyre, ata thanë se shërbimet në Facebook, të tilla si WhatsApp dhe Instagram mund të vazhdojnë të mbledhin të dhëna, por iu duhet miratimi i përdoruesve para se informacioni të caktohet në llogaritë e Facebook. /Lajmi.net/