Gjermania largon katër futbollistë

Selektori i Gjermanisë, Joachim Low ka shkurtuar listën e tij prej 30 futbollistëve, në 26, duke kthyer në shtëpi katërshen Marcell Jansen, Max Meyes, Leon Goretzka dhe Andre Hahn.

Sport

14/05/2014 16:22

Selektori i Gjermanisë, Joachim Low ka larguar katër futbollistë nga lista e gjerë prej 30 emrave.

Në atë që mund të konsiderohet si lajm i mirë për mbrojtësin shqiptar Shkodran Mustafi, Low ka ngushtuar rrethin në 26 futbollistë duke kthyer në shtëpi katër lojtarë: Marcell Jansen, Max Meyes, Leon Goretzka dhe Andre Hahn, ka njoftuar analisti i Bundesligës, Stefan Bienkowski, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter.

Gjermania ka mbetur me 26 futbollistë, dhe Loë duhet t’i largojë edhe tre të tjerë, brenda tri javëve të ardhshme, para se të mbetet me 23, të skuadrës finale për garën në Brazil.

Mustafi do të shpresojë që të mbetet në ekip, për listën finale për të kurorëzuar një stinor të jashtëzakonshëm ku shkëlqeu me Sampdorian.