Gjermania instalon shtëpiza të gjumit nëpër rrugët e qytetit, në mënyrë që të pastrehët të mos flenë në rrugët e ftohta

Gjermania po që është një shtet i avancuar dhe inovativ që kujdeset për qytetarët e vetë.

Fun

24/01/2021 10:22

Qyteti i Ulm, rreth 100 kilometra në perëndim të Mynihut, ka krijuar shtëpizat e quajtura “UlmerNest” për të mbrojtur të pastrehët nga të ftohtit e natës, shkruan lajmi.net.

Këto kabina të bëra nga druri dhe çeliku zënë deri në 2 persona brenda, për të mbrojtur ata nga të ftohtit, shiu dhe bora. Ajo ka sistem ajrimi, që lejon ajrin e pastër të hy brenda.

Gjithashtu ka panele solare që sigurojnë energjinë e nevojshme për të ngrohur kabinën dhe gjithashtu ka një linjë radio që lejon personat që komunikojnë me të tjerët edhe nëse nuk kanë celularë.

Njerëzit nuk kanë nevojë të regjistrohen për përdorim, ata vetëm kanë nevojë të përdorin kabinën nëse është e hapur, dhe mund të kyçin derën nga brenda.

Në rastin kur dera nuk është e kyçur, një punëtor social do të lajmërohet, në mënyrë që të vizitoj kabinën dhe të njoftoj njerëz të pastrehë që ata mund të përdorin kabinën nëse askush nuk po e përdorë.

Gjithashtu përdoruesit e kabinave do të jenë anonim, në mënyrë që njerëzit të mos kenë turp që ta përdorin.

Këto kabina riparohen dhe pastrohen çdo natë.

Këto kabina ishin planifikuar që prej 2 vitesh, dhe ka pasur disa prototipe mirëpo ky ishte i suksesshëm dhe u instaluan me 8 janar të këtij viti.

Krijuesit thanë se kanë parë rezultate që iu kanë ngrohur zemrën, sepse banorët e zonës shpesh kanë sjellë ushqim dhe pije të ngrohta për të pastrehët në kabinë.

Gjithashtu edhe zyrtarët e qytetit kanë mbështetur shumë projektin. /Lajmi.net/