Gjermania e regjistron rastin e parë me variantin e ri të lisë së majmunëve
Rasti i parë i variantit të ri të lisë së majmunëve është regjistruar në Gjermani, raportoi gazeta “Bild” të martën, duke e cituar institutin për shëndet publik, “Robert Koch”. Instituti refuzoi që të jepte ndonjë koment të menjëhershëm, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”. Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli linë e majmunëve emergjencë globale të shëndetit…
Bota
Rasti i parë i variantit të ri të lisë së majmunëve është regjistruar në Gjermani, raportoi gazeta “Bild” të martën, duke e cituar institutin për shëndet publik, “Robert Koch”.
Instituti refuzoi që të jepte ndonjë koment të menjëhershëm, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli linë e majmunëve emergjencë globale të shëndetit publik për herë të parë në dy vitet e fundit në gusht pas përhapjes së rasteve në Republikën Demokratike të Kongos në Afrikë, që tashmë është përhapur edhe në shtetet fqinje.