Gjermania e para, Shqipëria e 70-ta

Gjermania është e para në renditjen më të re të FIFA-s. Kurse, Argjentina dhe Holanda kompletojnë ‘podiumin’. Shqipëria ka rënë në pozitën e 70-të.

Sport

14/08/2014 13:47

Gjermania kryeson renditjen më të re të FIFA-s. Kurse, Shqipëria ka zbritur për tri pozita dhe tani është e 70-ta.

Skuadra e selektorit Joachim Low kryeson pas triumfit në Kampionatin botëror, muajin e kaluar, kurse pas tyre vjen finalisti i garës, Argjentina.

Njësoj si në Botëror, pozita e tretë i takon Holandës. Kurse, Italia është vetëm e 14-ta.

Renditja: 1. Gjermania 2. Argjentina 3. Holanda 4. Kolumbia 5. Belgjika 6. Uruguai 7. Spanja (+1) 7. Brazili 9. Zvicra 10. Franca 11. Portugalia 12. Kili 13. Greqia 14. Italia 15. Kosta Rika (+1) 16. Kroacia (+1) 17. Meksika (+1) 18. SHBA (-3) 19. Bosnja 20. Holanda.