Gjermania dhe Hungaria nuk i mbështesin sanksionet ndaj energjisë ruse
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka deklaruar se Evropa nuk mund të sigurojë furnizimet e saj me energji pa importe nga Rusia.

Bota
Energjia u la qëllimisht jashtë raundeve të mëparshme të sanksioneve, sipas Scholz.
Ai tha se energjia e Rusisë ka rëndësi thelbësore, për jetën e përgjithshme të përditshme të qytetarëve, transmeton lajmi.net.
Ndërkohë ministri hungarez i financave, Mihaly Varga tha se Qeveria e Hungarisë nuk do të mbështesë asnjë sanksion ndaj energjisë ruse.
Në një video në Facebook të postuar sot, ai foli edhe për dëmin thelbësor që sanksionet ekzistuese ndaj Rusisë kanë pasur në ekonominë e saj.
“Ata që kërkojnë zgjerimin e sanksioneve, duan që populli hungarezë të paguajë çmimin e luftës”, tha ai.
Tutje u tha se BE-ja mbështetet tek Rusia për 40% të nevojave të saj për gaz dhe rreth 27% të importit të naftës.
Kur u pyet për potencialin për sanksione ndaj energjisë ruse, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson tha se opsionet që ishin të paimagjinueshme tri javë më parë, tani janë në tryezë./Lajmi.net/