Gjermania aplikon teste të shpejta ndaj COVID-19 edhe në shtëpi, si do të veprohet
Një test i thjeshtë e i shpejtë për Covid-19 në shtëpi do t’i bënte shumë gjëra më të lehta dhe mund të ndihmonte në luftën kundër pandemisë. Ministria gjermane e Shëndetësisë dëshiron ta nisë këtë.
Bota
Në Gjermani së shpejti mund të ketë teste të shpejta për Coronan në shtëpi. Ministria Federale e Shëndetësisë po planifikon një ndryshim përkatës në “Urdhëresën për Shpërndarjen e Pajisjeve Mjekësore”. Kjo do të bëjë të mundur shitjen e testeve të lehta për t’u përdorur nga individë privatë. Testet e deritashme të shpejta të antigjenit mund t’u jepen vetëm mjekëve, institucioneve mjekësore ose mjediseve të kujdesit. Institucionet arsimore kanë qenë gjithashtu marrës të mundshëm të këtyre testeve që nga dhjetori.
Janë planifikuar procedura të reja të thjeshta, të cilat deri tani nuk kanë qenë në dispozicion në këtë mënyrë. “Ne flasim shprehimisht për teste vetjake, që janë më të lehta për t’u përdorur”, tha një zëdhënës i ministrisë.
Produktet duhet të çertifikohen dhe të japin rezultate me kuptim, por të jenë të përdorshme nga amatorë, në një mënyrë të tillë që rreziku i rezultateve të gabuara të jetë relativisht i vogël. “Ende nuk ka