Gjermani: Të pavaksinuarit mbeten pa rrogë gjatë karantinës
Edhe aty ka një përjashtim, për rastin, kur karantimi mund të pengohej me vaksinën.
Fun
Ministrat e Shëndetësisë së landeve gjermane vendosën të mërkurën që personat e pavaksinuar në rast se duhet të futen në karantinë, më së voni prej 1 nëntorit, nuk do të kompensohen më për humbjet në rrogë, shkruan AW.
Përjashtime do të ketë për ata që nuk vaksinohen për shkaqe shëndetësore, dhe për këtë kanë një vërtetim nga mjeku, transmeton lajmi.net.
Personave, të cilët për shkak të një karantine të vendosur nga punëdhënësi apo autoritetet edhe më tej kanë të drejtë për kompensim rroge në rast të karantinës në bazë të ligjit të infektimeve.
Edhe aty ka një përjashtim, për rastin, kur karantimi mund të pengohej me vaksinën. Landet janë përgjegjëse për pagesat. Të pavaksinuarit duhet të futen në karantinë, nëse kanë pasur kontakt me personat e pavaksinuar ose kanë ardhur nga një zonë rreziku. Kjo nuk vlen më për të vaksinuarit.
Landi Baden-Vyrtemberg në Gjermani si vendi i parë ka filluar të praktikojë vendimin për mosvazhdimin e pagesës së rrogës gjatë karantinës.
Nga 15 shtatori aty personat e pavaksinuar nuk kompensohen në rast se duhet të futen në karantinë. Sipas të dhënave të shërbimit evangjelist të shtypit, në raste të tilla janë paguar deri 600 milionë euro kompensime. /Lajmi.net/